Moviola Dinamo-Vllaznia/ Bajrami “ha” një të kuq, ja rasti i dyshimtë (VIDEO)
Ka pasur shumë kontestime kjo përballje, sidomos për dy nga tre kartonët e kuq. Në fund ka pasur edhe një pretendim për penallti nga dinamovitët. Kryesori Bajrami gabon tek i kuqi i Jagos, ku e korrigjon VAR-i.
22′ Karamba shkakton një faull ndaj Balajt në mesin e fushës. Arbitri i jep të verdhën, çka përkthehet me karton të kuq, pasi dy minuta më parë ishte ndëshkuar. Vendim i drejtë i kryesorit në këtë rast, ndërsa blutë kontestojnë fort të verdhën e parë për një dyluftim trup më trup. (VIDEO)
48′ Zabërgja fiton duelin me Bajramin dhe avancon drejt zonës. Ndërhyn si lojtar i fundit mbrojtësi i Vllaznisë dhe kryesori i jep direkt të kuq. Vendim i drejtë edhe në këtë rast. (VIDEO)
58′-60′ Jago ndërhyn direkt me taka nga prapa ndaj Maliqit, fillimisht kryesori nuk akordon karton. Më pas thirret nga VAR-i dhe pasi sheh pamjet, jep të kuq. Kryesori korrigjohet nga teknologjia. (VIDEO)
95′ Dinamo pretendon për penallti, pas goditjes së Zabërgjës dhe devijimit të Repajt. Kryesori vazhdon lojën dhe më pas pret një konfirmim nga VAR-i. Pamjet nuk janë shumë të qarta, ndërsa gjyqtari më pas vijon me lojën. Moment shumë i dyshimtë. (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













