Moti i keq prish planet e Real Madridit, ja çfarë ndodhi me fluturimin e ekipit të bardhë në prag të duelit me PSG-në

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2025 | 10:44

Moti i keq prish planet e Real Madridit, ja çfarë ndodhi me fluturimin e ekipit të bardhë në prag të duelit me PSG-në

Një seri stuhish të forta në Majemi shkaktuan probleme të konsiderueshme për Real Madridin, i cili mbeti i bllokuar në aeroportin e Palm Beach para fluturimit të tij për në Nju Jork, ku ishte planifikuar të merrte pjesë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube kundër PSG.MixCollage-09-Jul-2025-10-41-AM-9729Fluturimi, fillimisht i planifikuar për në orën 16:00 sipas orës lokale, u vonua për shkak të një stuhie. Pavarësisht pritjes për një orë, avioni më në fund u nis, por trajneri dhe lojtarët nuk arritën të dilnin në kohë për konferencën për shtyp.

Fluturimi i Real Madridit duhej të kalonte mbi Uashington për më shumë se dy orë, ndërsa priste lejen për ulje. Situata e detyroi klubin t’i kërkonte FIFA-s anulimin e zonës së përzier dhe konferencës për shtyp të Çabi Alonsos, pasi ai nuk do të ishte në gjendje të merrte pjesë në orarin e caktuar.

Kthimi në Majemi, pas ndeshjes çerekfinale kundër Juventusit, u vendos për sigurinë dhe rehatinë e lojtarëve, pavarësisht se pjesa tjetër e garës u zhvillua në Nju Xhersi. Megjithatë, moti i keq i prishi planet: një provë fluturimi, asnjë konferencë dhe vetëm ndeshja e sonte kundër PSG-së mbeti për t’u luajtur.

PANORAMASPORT.AL