Postuar: Maj 8, 2026 | 0:02
Moment historik/ Plot gjashtë në 8 skuadrat finaliste, “ligji” e bëjnë trajnerët spanjollë
Ky sezon futbollsitik do të mbahet mend gjatë, për një fakt tejet interesant.

Nga tetë skuadrat finaliste të garave evropiane, gjashtë trajnerë janë spanjollë, Luis Enrike si trajner i PSG-së dhe Mikel Arteta i Arsenalit, do të kërkojnë trofeun e Ligës së Kampionëve.
Unai Emeri me Aston Vilën synon trofeun e Europa League dhe Inigo Perez me Rako Vajekanon, synon trofeun e Ligës së Konferencës.

Ndërsa në finalen e femrave të Champions League, Pere Romeu është trajner i Barcelonës, ku për kundërshtar do ta ketë Jonatan Giraldez, me skuadrën e Lionit.
PANORAMASPORT.AL













