Milionat nga shitjet, Partizani gjen “thesar” edhe në… Afrikë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2025 | 8:52

Milionat nga shitjet, Partizani gjen “thesar” edhe në… Afrikë

Kjo e dy viteve të fundit është periudha më e artë e Partizanit sa u përket financave.e3d7d049-c0cc-4714-8766-449e01ac392eMë në fund, investimet e kryera nga ana e klubit prej vitesh kanë nisur të nxjerrin frytet e tyre sa u përket shitjeve, që prej thuajse një dekade nuk kishin arritur të ngriheshin në nivelin e pritshëm. Që nga janari i vitit 2023, Partizani ka shitur plot tetë lojtarë, që kanë sjellë në klub afro 4 milionë euro, si asnjëherë jo vetëm për Partizanin, por me siguri edhe për klubet e tjera në këto dy dekada të fundit. Por le të analizojmë sesi Partizani ka arritur t’i bëjë këto para.

SHQIPTARËT Vendësit janë burimi kryesor i të ardhurave nga shitjet. Kontributin më të madh për këtë e mban Xhuliano Skuka, të cilin presidenti Demi arriti ta shiste për plot 1.4 milionë euro te Metzi në Ligën 2 të Francës. Shitja tjetër e madhe e një lojtari shqiptar ishte ajo e Rrapajt, që u largua në këmbim të afro 550 mijë eurove në Ukrainë te Kolos Kovalivka. Cara, Hadroj dhe Bitri kanë qenë shitje nën kosto për vlerat që ata lojtarë kishin. Në total lojtarët shqiptarë sollën në klub afro 2.4 milionë.

AFRIKANËT Te Partizani në vitet e fundit kanë qarkulluar të huaj pafund, disa goditje, disa dështime të mëdha e të tjerë. Afrikanët duket se janë “thesari” më i madh i të kuqve. Nga pesë shitje të mëdha që klubi ka bërë në vitet e fundit, tre prej tyre kanë qenë lojtarë nga Afrika. Nisi me Matondon, që u shit te Hatajspori për 600 mijë euro në 2023-shin, për të vijuar me Maget, që një vit më vonë la klubin për tu transferuar te Racing Santander në La Liga 2 në Spanjë për 500 mijë euro. Për senegalezin klubi ka mbajtur edhe plot 40% të kartonit, çka mund të sjellë të tjera të ardhura të rëndësishme në rast rishitjeje. Shitja e fundit mes të huajve ishte Mba, që kaloi te Metalist në Ukrainë në këmbim të plot 500 mijë eurove. Këta tre lojtarë kanë sjellë në klub afro 2.6 milionë euro. Duhet theksuar se mes shitjeve mund të shënohet edhe ajo e Zoran Zekiç, trajneri kroat që u ble nga Osijeku për 100 mijë euro.

AKADEMIA E dhimbshme, por e vërtetë. Asnjë nga këta lojtarët e shitur nuk ka dalë nga akademia. Me pak fjalë, kjo hallkë e Partizanit nuk ka funksionuar për të furnizuar ekipin e parë me lojtarë që sjellin të ardhura në klub. Madje, kjo nuk ka ndodhur as në vitet më përpara. Akademitë e klubeve tona janë bërë thjesht një aksesor i nevojshëm dhe jo si një ndihmë për ekipin e parë. Ora “ka ngelur” ende te Jurgen Bardhi, i fundit lojtar i nivelit të lartë i dalë nga akademia. ZBULIMI Nëse akademia nuk ka funksionuar, nuhatja e drejtuesve ka funksionuar shumë mirë. Të gjithë lojtarët e lartpërmendur, por edhe të tjerë si Sembene apo Bintsuka, që janë ende në klub, janë marrë drejtuesit e kohës kur ata kanë ardhur dhe mund të themi se kanë bërë lëvizje të goditura, çka është diçka për t’u vlerësuar.

DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL