Miliona lekë në lojë, Elbasani bën me “laps e letër” llogaritë ndaj Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2026 | 22:33

Miliona lekë në lojë, Elbasani bën me “laps e letër” llogaritë ndaj Tiranës

Elbasani dhe Vllaznia do të diskutojnë mes tyre se kush e mbyll kampionatin e rregullt si vend i parë. Verdheblutë regjistrojnë 2 pikë më tepër, ndërsa falë avantazhit në përballjet direkte do u mjaftonte edhe barazimi në javën e fundit për ta mbyllur në krye. Një skenar që do të duhej, nëse Vllaznia fiton ndaj Flamurtarit të pamotivuar.

ELBASANII

Elbasani nuk do e ketë aspak të lehtë. Përpara është ndeshja me Tiranën, që gëzon formën më të mirë në Abissnet Superiore. Verdheblutë duhet të shmangin humbjen, nëse kërkojnë të jenë ata fituesit e 100 milionë lekëve të vjetra. Vendi i dytë ndërkohë përfiton 70 milionë lekë të vjetra, i treti 50 milionë lekë të vjetra dhe i katërti 20 milionë lekë.

Pas renditjes përfundimtare të Final Four, fituesi i titullit kampion përfiton edhe 100 milionë lekë të vjetra. Kështu Elbasani luan edhe për prestigj, pas dy humbjeve ndaj Vorës dhe Bylisit.

PANORAMASPORT.AL