Mësohen gjysmëfinalet e Europa Ligës dhe Konferenc Ligës, ja përballjet interesante
Sonte janë zhvilluar ndeshjet e dyta çerekfinale të Ligës së Europës dhe Konferenc Ligës.

Frejburg, Aston Vila, Notingham Forest dhe Braga janë kualifikuar në gjysmëfinale. Katër skuadrat do të kërkojnë finalen e madhe, e cila zhvillohet në Stamboll.
Në gjysmëfinale, dy skuadrat angleze, Notingham Forest dhe Aston Vila do të përballen mes tyre, ndërsa Braga luan me Frejburgun. Ndeshjet e para zhvillohen me 30 prill, derisa ato të kthimit me 5 maj.

Për sa i përket Ligës së Konferencës, në gjysmëfinale kaluan Shakhtar Donetsk, Rajo Vajekano dhe Kristal Palas dhe Strazburg. Katër skuadrat do të kërkojnë finalen e madhe, e cila zhvillohet në Lajpcig.
Në gjysmëfinale, Shakhtar Donetsk përballet me Kristal Palas, ndërsa Rajo Vajekano me Strazburgun. Ndeshjet e para zhvillohen me 30 prill, derisa ato të kthimit me 5 maj.

PANORAMASPORT.AL













