Mesfushori i Vorës: Për rezultat pozitiv me Bylisin, nuk mund të përtypim tre humbje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2025 | 12:37

Mesfushori i Vorës: Për rezultat pozitiv me Bylisin, nuk mund të përtypim tre humbje

Vora me seancën e djeshme i ka dhënë fund përgatitjeve për takimin e radhës, që do ta zhvillojë sot në Ballsh në ora 14:00. Skuadra është nisur që dje pasdite vetëm për të pushuar e për të qenë sa më të freskët lojtarët për ditën e ndeshjes.barjamajVora vjen në këtë transfertë pas dy humbjeve radhazi me Egnatian dhe Dinamon e një humbje e tretë kurrsesi nuk mund të jetë e pranueshme nga vorakët. Kështu që të gjithë lojtarë e staf teknik shkojnë në këtë përballje me synimin e një rezultati pozitiv të marrjes të paktën edhe të një pike. Për Vorën kjo është një transfertë mjaft të vështirë dhe të gjithë janë të përgatitur edhe nga ana psikologjike për të mos hyrë si inferiorë e pesimisit, por me një frymë fituesi dhe triumfatori.

Lidhur me takimin kundër Bylisit, 27-vjeçari, i cili ka luajtur edhe me këtë skuadër kundërshtare, gjatë sezoneve 2018-21, Mario Barjamaj, e sheh si një kundërshtar të vështirë por jo të pakalueshëm. Ai do të jetë një prej mesfushorëve, që do të bëjë të pamundurën për një rezultat pozitiv, në ndeshjen e tij të 6-të sezonale me Vorën në kategorinë superiore.

“Përballja në Ballsh është mjaft e vështirë, pasi ashtu siç e kërkojmë ne fitoren edhe ballshiotët kërkojnë të njëjtën gjë. Diferencën në fushë do ta bëjnë kualitetet e lojtarëve dhe forma e tyre para sfidës. Ne si skuadër e dëshirojmë më së tepërmi fitoren pasi nuk mund të përtypin dot tre humbje radhazi. Pavarësisht këtij presion në dukje skuadra ka një përgatitje të mirë për këtë takim dhe se do të bëjmë gjithçka për të marrë një rezultat pozitiv. Përsa i përket kësaj përballje për mua është disi e veçantë, pasi kam luajtur këtu në këtë stadium tre sezone radhazi te Bylisi dhe gëzoj respektim e madh për të gjithë drejtuesit dhe tifozërinë ballshiote. Kam kaluar momentet më të mira që kur u formova nga moshat e Partizanit dhe Bylisit u bë ekipi i parë në karrierën time të superiores”, tha ai.

ABDULLA DUSHKU-PANORAMASPORT.AL