“Merita ju takon djemve për fitoren”, Shehi: Dëmtimi i Xhixhës? Nuk e lamë në atë gradë, do të jetë gati për ndeshjet e ardhshme
Trajneri i Tiranës, Orges Shehi foli pas fitores kundër Teutës. Ai u shpreh shumë i kënaqur me lojën që zhvilluan futbollistët e tij, si dhe analizoi ndryshimet në pjesën e dytë.

“Nuk ka ndonjë sekret të madh, ka përgjegjshmëri dhe vlerësim të madh për lojtarët, e gjithë merita është qasja që ata kanë ndryshuar dhe performanca që ata kanë në fushë.
Pjesën e parë zgjodhëm një manovër thjetër, treshja në mesfushë kërkonim ta krijonim, dhe Xhixhën e donim për superioritet, por nuk na doli si duhet, mbrojtësit e krahut nuk na dhanë shumë thellësi. Zbritëm pak Verën, kërkuam që të bëjmë densitet lojtarësh, Alvarez ka cilësi dhe e shfrytëzuam shpejtësinë e tyre, futëm dhe Haxhiun për thellësi dhe pastaj shkoi ashtu siç donim.
Xhixha mund të rikuperohet, nuk e lamë në fushë në atë gradë, kur e pamë që nuk po shtynte më e nxorrëm. Nuk besoj se do të ketë problem, do ta kemi të gatshëm për ndeshjet e ardhshme. Ka shumë ndeshje brenda, edhe në bazë të kundërshtarëit, ndërruam krahët edhe Rimalin, ndryshuam goditjet standarte edhe për shkak të erës, ndryshojmë edhe lojtarët në varësi të situatës, ndoshta po ju japim shumë ngarkesë, por është meritë e tyre.
Fushën e prisja edhe në gjendje më të mirë, pas pjesës së parë edhe lojtarët e dinin që kjo është ndeshje me situata, duhet kujdes, por edhe interpretimi që të mos vuante në tranzicion”, tha ai për “RTSH Sport”.
PANORAMASPORT.AL













