Me sytë nga merkatoja, Ilir Daja pret dhuratat e janarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2026 | 22:03

Me sytë nga merkatoja, Ilir Daja pret dhuratat e janarit

Dinamo e mbylli vitin në mënyrën më të mirë të mundshme duke fituar Superkupën dhe do ta rinisë futbollin me një ndeshje të rëndësishme në Kupën e Shqipërisë kundër Besës, për t’u rikthyer në kampionat në mesin e muajit.

Ilir Daja

Por, janari pritet të jetë një muaj i rëndësishëm për klubin e Dinamos jo vetëm për objektivat e sezonit por edhe për merkaton e janarit. Trajneri Ilir Daja ka kërkuar ndërhyrje në merkato dhe kryesisht në repartin e sulmit aty ku ka kërkuar një futbollist me eksperiencë.

Stafi drejtues i kanë premtuar Dajës se do ta plotësojnë kërkesën e tij dhe mund të ketë surpriza të bujshme në këtë merkato megjithëse janari nuk premton shumë lojtarë, gjithsesi afrime mund të ketë ditët në vazhdim.

PANORAMASPORT.AL