Më i vlerësuari nga ekipi i tij, sulmuesi i Kombëtares përfshihet në formacionin e javës së Ligës së Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 20, 2026 | 17:57

Më i vlerësuari nga ekipi i tij, sulmuesi i Kombëtares përfshihet në formacionin e javës së Ligës së Europës

Arbër Hoxha luajti dje si titullar për Dinamo Zagreb, ndërsa klubi kroat zhgënjeu. Dinamo u mposht me rezultatin 1-3 nga Genk në Kroaci, ndërsa Hoxha qëndroi për 70 minuta në fushë. Për përformancën e tij dje është përfshirë edhe në formacionin e javës së Ligës së Europës nga “Sofascore”.

Screenshot 2026-02-20 175739

Hoxha është pjesë e formacionit të ndërtuar me skemën 4-1-3-2, duke mbajtur vlerësimin e lartë 8.4. Dje pati një gjuajtje, e cila u bllokua nga kundërshtari. Në total ishte 44 herë në kontakt me topin, ndërsa realizoi dy driblime.

Sulmuesi i Kombëtares dha 20 pasime të sakta, ndërsa një krosim i tij ishte i saktë. Kështu ishte edhe më i vlerësuar dje sipas statistikave nga skuadra e Dinamo Zagreb.

FORMACIONI I JAVËS NË LIGËN E EUROPËS

Screenshot 2026-02-20 174803

PANORAMASPORT.AL