“Me dorën në zemër, Mema mendonte dhe donte që të kalonte Tirana”, Ledio Pano i bindur: Ardi sot është i… çliruar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 4, 2025 | 23:49

“Me dorën në zemër, Mema mendonte dhe donte që të kalonte Tirana”, Ledio Pano i bindur: Ardi sot është i… çliruar

I ftuar në studion e emisionit “Rubrika Sportive”, specialisti i futbollit, Ledio Pano, komentoi situatën në të cilën u gjend sot trajneri i Pogradecit, Ardian Mema, teksa kishte përballë, Tiranën në finalen e “Play Out”-it, sfidë kjo që u fitua nga bardheblutë me rezultatin 1-0. Në deklaratën e tij Pano ndër të tjera deklaroi:  

 bandicam 2025-05-04 23-45-27-868

“Me dorën në zemër, unë besoj që trajneri Mema mendonte dhe donte që të kalonte Tirana, padiskutim. Por vetë vendi, puna që ai ka bërë, donte dhe ai sadisfaksionin, në një përqindje të vogël besoj, që donte të kalonte edhe ai, për të treguar punën që ka bërë.

Pogradeci sot luajti shumë më mirë se në ndeshjet e “Play Off”-it, edhe pse përballë kishte Tiranën, në pjesën e parë e rrezikoi në disa momente. Ardi sot është i çliruar”, u shpreh Ledio Pano.  

PANORAMASPORT.AL