Postuar: Mars 14, 2025 | 17:52
Me Dinamon si finale, klubi i Elbasanit surprizon tifozët verdheblu
Elbasani do të presë Dinamon në sfidën e vlefshme për javën e 30-të të Superiores. Ky takim në “Elbasan Arena” është si finale për verdheblutë, të cilët shpresojnë deri në fund për Final Four.

Klubi i Elbasanit ka vendosur të surprizojë tifozët, që kanë qenë të shumtë këtë sezon. Kështu është vendosur që hyrja në sektorët D, E dhe F të jetë falas.
Atmosfera pritet të jetë elektrizuese, për këtë takim. Dinamo ka qenë “mace e zezë” për Elbasanin në këtë sezon, pasi e ka mposhtur tri herë pikërisht në “Elbasan Arena”.
“Tigrat” qëndrojnë 7 pikë larg Partizanit të vendit të katërt, që mbyll zonën e Final Four dhe shikohet si rivali i vetëm që mund të arrihet.
PANORAMASPORT.AL













