Mbyllja që duhej te Vllaznia, pushimet dimërore vijnë në kohën e duhur për shkodranët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2025 | 23:26

Mbyllja që duhej te Vllaznia, pushimet dimërore vijnë në kohën e duhur për shkodranët

Ndeshja e fundit për fazën e dytë të kampionatit dhe që mbylli edhe vitin 2025 për Vllazninë ishte ajo ndaj Flamurtarit. Ku shkodranët triumfuan me rezultatin 3-2 kundër vlonjatëve, duke i bërë kështu një mbyllje pozitive fazës së dytë e duke i rikthyer tek 3 pikët. 3 pikë që mungonin prej 6 ndeshjesh radhazi në kampin shkodran dhe risollën disi qetësinë.

vllaznia

Ku në një moment po flitej për krizë në radhët e shkodranëve, diçka që u mohua kategorikisht nga ana e kapitenit Balaj dhe drejtorit Sinani në një dalje mediatike të para pak ditëve. Kështu 9 herë kampionët e vendit do shijojnë pushimet dimërore dhe duket se ky stopim i kampionatit vjen në momentin e duhur për Vllazninë.

Me shkodranët që do rikuperojnë fizikisht, por edhe psikologjikisht gjatë kësaj periudhe. Ku shumë futbollistë që kanë pasur lëndimet të vazhdueshme, do kenë kohën e duhur për t’u rikuperuar në maksimumin e tyre. Dhe të jenë në formën më të mirë në rivijimin e edicionit në pjesën e dytë të tij, ku kampionati kthehet në gjysmën e muajit janar.

Gjithashtu skuadra do rikuperojë edhe psikologjikisht, ku presioni për të fituar titullin kampion duket se po ndihet pak në kampin shkodran. Teksa skuadra do ketë një periudhë prej 6-7 ditësh pushim, për t’u rikthyer në fushën stërvitore dhe nën ritmin e plotë në fillimin e vitit 2026. Ku madje shumë futbollistë të kuqebluve kanë udhëtuar drejt vendlindjeve të tyre, për të shijuar festat e fundvitit pranë familjarëve të tyre. E për t’u rikthyer me energji e besim tjetër në Shkodër, ku objektivi i vetëm për edicionin 2025-26 ngelet rikthimi i titullit kampion në Shkodër pas 25 vitesh mungesë.

PANORAMASPORT.AL