Mbyllet sezoni europian për klubet e Superiores, zyrtarizohet koeficienti me të cilin nisin edicionin e ardhshëm. Dy skuadra me shanse për vazot kryesore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2025 | 23:33

Mbyllet sezoni europian për klubet e Superiores, zyrtarizohet koeficienti me të cilin nisin edicionin e ardhshëm. Dy skuadra me shanse për vazot kryesore

Eliminimi i Dinamos në play-off të Ligës së Konferencës, ka mbyllur zyrtarisht edhe edicionin europian për klubet e Superiores, pasi të katër skuadrat pjesëmarrëse kanë dalë nga gara.

superiore europe

Përkatësisht Partizani në turin e parë, Vllaznia në të dytin, Egnatia në të tretin dhe Dinamo sot në të katërtin. Falë rrugëtimit të tyre në këtë edicion, është përditësuar edhe koeficienti me të cilin skuadrat do të nisin rrugëtimin e tyre në Europë në sezonin e ardhshëm, nëse ia dalin të kualifikohen.

Skuadra me koeficientin më të lartë në Superiore tashmë është Partizani, që e ka 7,5, e ndjekur nga Vllaznia me 6,5. Këto dy skuadra janë ato që kanë shanse të mëdha për të qenë në vazon e ekipeve kryesore për të paktën dy ture në Ligën e Konferencës. Ndërsa do të jetë më e vështirë që një gjë e tillë të ndodhë në Ligën e Kampioneve ku mesatarja e koeficienteve të ekipeve pjesëmarrëse është më e lartë.

Më pas vjen Egnatia me 4,5, Tirana me 4, Laçi me 3,5, Dinamo me 2,5 dhe Teuta me 2. Të gjitha ekipet e tjera që mund të kualifikohen në Europë, do të nisin rrugëtimin e tyre duke marrë koeficientin e kampionatit që është 1,625.

fhhfdgfgfdfdggfddfg

PANORAMASPORT.AL