Mbrojtja më e mirë e Superiores, faza difensive garancia e vetme e Partizanit ndaj Egnatias

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 15, 2025 | 11:44

Mbrojtja më e mirë e Superiores, faza difensive garancia e vetme e Partizanit ndaj Egnatias

Mbrojtja e Partizanit është reparti më stabël dhe pika e vetme ku skuadra po funksionon siç duhet. FGDGGPas 24 javësh të luajtura, të kuqtë kanë pësuar vetëm 18 gola, çka i bën mbrojtjen më të mirë të Superiores në shifra. Emrat si: Preka, Sembene, Domgjoni, Bytyçi apo Janjeva kanë arritur të krijojnë një bosht të fortë, sigurisht të ndihmuar nga Qirko me pritjet e tij shpëtimtare, por edhe nga pjesa tjetër e skuadrës.

Në këtë pikë të fortë pritet që Veselinoviç të bazohet sot kundër Egnatias, një kundërshtar që në letër ka më shumë cilësi se “demat”. Gjithsesi, sa i përket defensivës, as rrogozhinasit nuk qëndrojnë shumë pas, sepse kanë pësuar 19 herë, vetëm një më shumë se Partizani.

PANORAMASPORT.AL