Mbrojtja e Elbasanit “dorëzohet” në pjesën e dytë, shpresa te sulmi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2026 | 21:34

Mbrojtja e Elbasanit “dorëzohet” në pjesën e dytë, shpresa te sulmi

Forma e Elbasanit vazhdon të jetë shqetësuese në javët e fundit. Elbasanasit kanë humbur katër ndeshjet e fundit dhe nuk njohin fitore po në katër takimet e fundit, duke kaluar një moment të vështirë në kampionat. Problemet më të mëdha janë shfaqur në repartin defensiv, pasi skuadra ka pësuar të paktën dy gola në secilën nga katër sfidat e fundit.

elbasanii-vllaznia

Gjithashtu, Elbasani nuk ka arritur të mbajë portën të paprekur në 10 nga 19 ndeshjet e luajtura në shtëpi. Megjithatë, skuadra vazhdon të tregojë vazhdimësi në repartin ofensiv, sidomos në transfertë. Elbasanasit kanë shënuar në 16 nga 18 ndeshjet jashtë fushe dhe kanë gjetur rrugën e rrjetës në secilën prej 11 transfertave të fundit.

Një tjetër statistikë interesante lidhet me momentin kur pësojnë golat, pasi 68% e golave të pësuar kanë ardhur në pjesën e dytë të lojës, çka tregon rënie të përqendrimit pas pushimit. Në krahun tjetër, Dinamo ka shfaqur gjithashtu luhatje në mbrojtje. Kryeqytetasit nuk kanë arritur të mbajnë portën e paprekur në 12 nga 18 ndeshjet e luajtura në shtëpi. Po ashtu, 58% e golave të pësuar nga Dinamo kanë ardhur gjatë pjesës së parë, statistikë që nxjerr në pah vështirësitë e skuadrës në hyrjen e ndeshjeve.

PANORAMASPORT.AL