Mbrëmje makthi për brazilianin Gabriel, nuk kishte gjuajtur kurrë më parë penallti me fanellën e Arsenalit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2026 | 22:40

Mbrëmje makthi për brazilianin Gabriel, nuk kishte gjuajtur kurrë më parë penallti me fanellën e Arsenalit

Gabriel Magalhaes përjetoi një moment të hidhur në finalen e Champions League, duke humbur penalltinë e tij në serinë vendimtare.

HJl0Mj6XkAMajq0 (1)

Mbrojtësi brazilian u bë lojtari i parë që godet mbi traversë në një gjuajtje penalltie të finales së Champions League që nga Serxhinjo i Milanit në vitin 2005 kundër Liverpulit.

Ironikisht, kjo ishte penalltia e parë që Gabriel ekzekutonte ndonjëherë me fanellën e Arsenalit. Presioni i madh i finales duket se ndikoi në goditjen e tij, e cila përfundoi jashtë kuadratit. Një episod i pafat për brazilianin, në një mbrëmje që do të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve londinezë.

ILDI MEROLLI – PANORAMASPORT.AL