Maçolli, i lumtur te Teuta: Besoj të kem kënaqur ata që më besuan fanellën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2025 | 12:30

Maçolli, i lumtur te Teuta: Besoj të kem kënaqur ata që më besuan fanellën

Në një intervistë për “Panorama Sport”, mesfushori i Teutës, Xhoele Maçolli shprehet mbi ecurinë e tij këtë sezoni, por dhe objektivat mbi sezonin e ardhshëm që ka Teuta. Maçolli është i bindur që sezoni i ri do të jetë më i suksesshëm për të personalisht, por dhe për skuadrën.

macolli

Xhoele e mbyllët për këtë vit në Durrës. Çfarë note i vendosni kampionatit tuaj, pra ekipit?
Duke parë se si rrodhën ngjarjet mendoj se kemi bërë maksimumin. Nuk më pëlqen të vendos një notë, le t’ua lëmë të tjerëve të na vlerësojnë. Personalisht mendoj se kemi bërë më të mirën.

Viti që vjen do t’ju shohim sërish te Teuta apo keni rezervuar të tjera plane për të ardhmen?
Duhet ta theksoj se kam një kontratë me Teutën. Dhe s’e kam menduar të ardhmen. Momentalisht dua të jap maksimumin në këtë skuadër, pasi po stërvitem individualisht në këto ditë pushimi që kemi. Më pas, do bashkohem me ekipin për sezonin e ri.

Një episod që Maçolli do ta mbajë mend gjatë nga ky sezon?
Në fakt s’jam fokusuar tek episodet, por tek i gjithë sezoni. Për mua është një nga edicionet më të bukura dhe shpresoj që të kem kënaqur të gjithë atë që më kanë besuar fanellën e Teutës, nga presidenca e deri te trajneri Hodo.

ZAMIR QYPI – PANORAMASPORT.AL