Luis Enrike është perfekt me penalltitë, vazhdon mallkimi i Arsenalit nga pika e bardhë në finale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2026 | 21:21

Luis Enrike është perfekt me penalltitë, vazhdon mallkimi i Arsenalit nga pika e bardhë në finale

PSG ka mundur me penallti Arsenalin duke fituar për edicionin e dytë radhazi Ligën e Kampioneve.

markinjos gabriel

Klubi francez u konfirmua si një ekspert i gjuajtjeve nga pika e bardhë që kur drejtimin e tij e ka marrë Luis Enrike. Kjo ishte hera e 6 që skuadra merrte pjesë në gjuajtjet nga pika e bardhë me trajnerin spanjoll në drejtim dhe në të gjitha rastet ka dalë fitimtare.

Ndërkohë, vazhdon mallkimi i Arsenalit me finalet ku gjuhen penallti në arenën ndërkombëtare, pasi kjo ishte e treta që humbte në këtë mënyrë. E para ishte Kupa e Kupave ndaj Valencias në vitin 1980, ndërsa e dyta ishte ndaj Gallatasarajt në Kupën UEFA në vitin 2000.

PANORAMASPORT.AL