Llogaritë pa Musialën, Bajerni hap audicionet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 8, 2025 | 11:58

Llogaritë pa Musialën, Bajerni hap audicionet

Goditja me dëmtimin e pësuar nga Jamal Musiala është i rëndë për Bajernin. Sulmuesi i kombëtares gjermane pësoi një thyerje të fibulës në humbjen 0-2 ndaj PSG-së në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube dhe ka të ngjarë të humbasë të gjithë gjysmën e parë të sezonit për Bajernin. Prognozat e para flasin për 4- 5 muaj jashtë fushave.

musiala

Por gjithçka do të qartësohet pasi ylli i bavarezëve t’i nënshtrohet ndërhjyrjes kirurgjikale. Për trajnerin Vinsent Kompani, kjo do të thotë riplanifikim – menjëherë. Pyetja tani është se si Bajerni do të kompensojë humbjen e lojtarit të vet më të rëndësishëm. Lajmi i mirë për drejtuesit e Bajernit: për momentin, ata nuk duan të nënshkruajnë një lojtar krejtësisht të ri për të zëvendësuar Musialën. Megjithatë, mungesa është e përkohshme – dhe situata financiare është e tendosur. Në vend të kësaj, Kompani po punon për zgjidhje brenda ekipit. Pesë emra mund të jenë në fokus.

Rikthimi i Tomas Mylerit – Opsioni më i dukshëm është Tomas Myler. Nga një perspektivë thjesht sportive, duket e pamundur, por diskutimi është ende aty. A do ta zgjasë Bajerni kontratën e Mylerit për të zëvendësuar Musialën? Lotar Mateus mendon që po. Ai një nga të shumtët që mendojnë kështu në Gjermani. Por realisht, Myler ka të ngjarë të jetë më shumë një zëvendësues. Ai e kishte humbur vendin e tij si titullar nën drejtimin e Kompani që në sezonin e kaluar, edhe pse Musiala është jashtë. Për më tepër, një përmbysje e përsëritur e largimit të Mylerit do të vononte transformimin në vazhdim në Mynih. Në një Llogaritë pa Musialën, Bajerni hap audicionet Gjermanët kërkojnë zëvendësuesin e lojtarit që u dëmtua Kampionët e Gjermanisë, me disa alternativa nga brenda Përgatiti: LEDJO SEFERKOLLI reagim fillestar, drejtori sportiv Maks Eberl e ka përjashtuar qëndrimin e Mylerit.

Firma me Voltemade – Përveç Mylerit, aktualisht po përmendet edhe Nik Voltemade. Nëse Bajerni triumfon në lojën e “pokerit” për 23- vjeçarin, lojtari i Shtutgartit do të ishte menjëherë kandidati numër një për pozicionin e numrit 10. Cilësitë e tij si organizator dhe lojtar lidhës mund ta ndihmonin menjëherë Bajernin, veçanërisht pasi diskutimi rreth rolit të tij në skuadër do të lihej përkohësisht në vend për shkak të mungesës së Musialës. E vetmja pyetje që mbetet është: a ka para të mjaftueshme për një sulmues krahu?

Gnabri si zëvendësues – Në Kupën e Botës për Klube u tha vazhdimisht se Kompani po planifikonte të përdorte Serzh Gnabri. Ai ishte gjithashtu opsioni i parë në ndeshjen kundër PSG-së. Lojtari ndërkombëtar gjerman hyri në lojë menjëherë pas dëmtimit të Musialës, jo në krah, por në qendër, pas Herri Kejn. Një rol që ai e njeh nga koha e tij në Hofenhaimi dhe në të cilin mund të shfrytëzojë driblimin dhe aftësinë e tij për të finalizuar. Kjo do të linte hapësirë në krahun e majtë për Kingsli Koman ose një sulmues të ri anësor. Problemi: Gnabri nuk ka qenë në gjendje të bëjë diferencën në këtë rol te Bajerni deri më tani.

Bishof, rrezik me perspektivë – Një tjetër opsion, me një potencial të caktuar rreziku, do të ishte nënshkrimi i ri Tom Bishof. Edhe pse ishlojtari i Hofenhaim është aktivizuar kryesisht si mesfushor mbrojtës kohët e fundit, ai ka shfaqur potencial edhe si mesfushor sulmues. Kompani e provoi këtë eksperiment edhe në ndeshjen e Kupës së Botës për Klube kundër Benfikës. Megjithatë, nuk pati shumë sukses. Bishof u zëvendësua në pushimin e pjesës së parë dhe Bajerni i Mynihut përfundoi duke humbur takimin 0-1. Megjithatë, veçanërisht duke pasur parasysh perspektivën afatgjatë, ky mund të jetë një opsion që mund të merret në konsideratë brenda bavarezëve.

Guerreiro, zgjidhje emergjente – Krahas Bishof, Rafael Guerreiro do të ishte një tjetër opsion i përkohshëm si numri 10. Kompani e përdori këtë opsion kundër Interit – me sukses. Portugezi sjell inteligjencë loje, vizion dhe presing. Ai nuk është një numër 10 tradicional, por mund të thirret përsëri si i tillë për kundërshtarë ose situata të caktuara taktike.

Lojtar ofensiv i gjithanshëm – Ka dhe një variant tjetër, por me kosto. Bajerni mund të përshtasë kërkimin e tij për një sulmues anësor dhe të kërkojë më nga afër një lojtar sulmues të gjithanshëm – përveç Voltemade. Kandidatët e mundshëm përfshijnë lojtarë si Havi Simons i Lajpcigut dhe Ebereçi Eze i Kristal Palasit. Të dy kanë qenë të lidhur vazhdimisht me Bajernin në të kaluarën. Problemi: ky opsion do të ishte më i kushtueshëm financiarisht për klubin.

LEDJO SEFERKOLLI-PANORAMASPORT.AL