VIDEO/ Tjetër humbje me përmbysje për Vllazninë, kroatët fitojnë me gola që duhet të ishin shmangur
Vllaznia luajti sot takimin e pestë miqësor në Slloveni ku ndodhet për fazën përgatitore. Ndeshja ndaj Lokomotiva Zagreb u humb me rezultatin 2-1.

Qato zhbllokoi ndeshjen, duke kaluar Vllazninë e Martinit në avantazh kur regjistrohej minuta e 12-të. Më pas rezultati u përmbys nga Lokomotiva e Zagrebit. Tre nga katër ndeshje të humbura gjatë kësaj kohe ishin me përmbysje rezultati, pasi Vllaznia kalonte e para në avantazh.
Sot ishte fillimisht një gol i dhuruar në pjesën e parë. Më pas u pësua një tjetër në pjesën e dytë, direkt nga goditja e dënimit të kroatëve.
Janë 29 gola të shënuar në total për pesë ndeshje të luajtura të Vllaznisë në Slloveni. 18 gola të kundërshtarëve dhe 11 të shënuar nga Vllaznia.
Arges fitoi me rezultatin përfundimtar 5-2 në miqësoren e kaluar. Kujtojmë se në takimin e parë me Olimpija Lubjana u shënuan katër gola nga sllovenët dhe asnjë nga ekipi i Martinit.
Më tej ndaj NK Rudes u fitua 6 me 3 nga shkodranët. Para sfidës ndaj Arges ishte Koper që fitoi 4 me 2 ndaj kuqebluve.
REZULTATI PËRFUNDIMTAR
LOKOMOTIVA ZAGREB 2–1 VLLAZNIA
12′ Qato
Goli i Qatos: (VIDEO)
Rasti i humbur nga Bardhi: (VIDEO)
Goli i parë i Lokomotivës së Zagrebit: (VIDEO)
Goli i dytë i Lokomotivës së Zagrebit: (VIDEO)
PANORAMASPORT.AL













