VIDEO/ Anglia triumfon mes drithërimave, Herri Kejn bëhet legjendë në përmbysjen spektakolare ndaj RD Kongos
Anglia ka siguruar kalimin në turin tjetër të Kupës së Botës me një fitore 2-1 mes drithërimave përballë Republikës Demokratike të Kongos.

Britanikët vuajtën shumë më shumë se sa mendohej përballë afrikanëve, të cilët gjetën shpejt avantazhin me Cipenga dhe pastaj menduan të mbroheshin e kundërsulmonin. Portieri Mpasi u bë hero me pritje të njëpasnjëshme ndaj Bellingam e Kejn, duke shpëtuar disa herë katërkëndorin e tij nga gola thuajse të sigurt.
Por edhe ai nuk mund të bënte gjë ndaj Kejn në fundin e ndeshjes, kur Tuhel orientoi ekipin e tij tërësisht drejt sulmit. Sulmuesi i “tre luanëve” shënoi fillimisht me kokë golin e barazimit e më pas goditi edhe me një predhë të pakapshme për të përmbysur rezultatin dhe për të çuar në 13 numrin e golave të tij në Kupat e Botës, për të kaluar një ikonë si Pele.
Kaq i mjaftoi Anglisë e cila siguroi fitoren dhe kalimin në turin tjetër të turneut, ku padyshim pritet të bëjë më mirë nëse do të konfirmojë pretendimet që ka për të vazhduar më tej.
ANGLI-RD KONGO 2-1
75′, 86′ Kejn / 7′ Cipenga
Goli i Cipenga (VIDEO)
Mpasi ndalon gjuajtjen me kokë të Bellingam (VIDEO)
Uan Bisaka shpëton portën nga Rashford (VIDEO)
Pretendimi për penallti i Anglisë (VIDEO)
Uisa godet shtyllën (VIDEO)
Kejn pretendon për penallti (VIDEO)
Mpasi i mohon përsëri golin Bellingam (VIDEO)
Mpasi pret gjuajtjen e Kejn (VIDEO)
Rashford gjuan jashtë (VIDEO)
Mpasi pret gjuajtjen e radhës nga Bellingam (VIDEO)
Goli i Kejn (VIDEO)
Goli i dytë i Kejn (VIDEO)

STATISTIKAT SIPAS SOFASCORE
FORMACIONET ZYRTARE
ANGLI – RD KONGO

PANORAMASPORT.AL













