Short ferri për Dinamon, “peshkon” gjigantët e Rumanisë! Edhe klubet e tjera shqiptare mësojnë rivalët në Ligën e Konferencës
Dinamo e Ilir Dajës mësoi sot rivalin, nëse kalon në turin e tretë të Ligës së Konferencës. Shorti nuk u tregua aspak bujar, duke qenë se rezervoi fituesin e çiftit FCSB-Auda. Gjigantët e Steauas së Bukureshtit janë favoritë për të kaluar më tej.

Fillimisht duhet bërë detyra me sllovenët e Alumini, ndërsa në turin e tretë Dinamo konsiderohet si skuadër jofavorite.
Ndeshjet e para pritet të luhen më 6 gusht për turin e tretë të Ligës së Konferencës. Ato të kthimit janë programuar më 13 korrik.
SHORTI PËRFUNDIMTAR PËR TURIN E TRETË TË LIGËS SË KONFERENCËS
Fituesi i FCSB-Auda vs Fituesi i Aluminij-Dinamo
S.S. Tre Fiori(San Marino) vs Fituesi i Floriana(Maltë)-Drita
Fituesi i Malisheva-Hibernian vs Fituesi i Bravo-Shkëndija
Fituesi i Lugano-Dukagjni vs Fituesi i Runavik-Koper
Fituesi i Bohemians-Ballkani vs Humbësi i Beshiktash-Midtjilland
PANORAMASPORT.AL













