LIVE DINAMO-ASTANA/ Tronditen blutë, një kundërsulm sjell golin e avantazhit për miqtë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2026 | 22:20

LIVE DINAMO-ASTANA/ Tronditen blutë, një kundërsulm sjell golin e avantazhit për miqtë (VIDEO)

Dinamo luan sot ndeshjen e parë në turin e parë kualifikues të Ligës së Konferencës përballë kazakëve të Astanës, në një përballje që pritet të jetë shumë interesante.

sfdfsdfsdfdssfdsfdsfd

Në teori, ekipi kazak duhej të ishte favorit, por për shkak të problemeve financiare, ka përjetuar një eksod të mirëfilltë lojtarësh.

Blutë në këtë ndeshje vijnë me shumë ndryshime, pasi trajneri Daja ka hedhur nga minuta e parë në fushë emra si Përndreca e Manellari që u afruan gjatë merkatos së verës, ashtu si edhe Hekuran Berishën e kthyer nga huazimi. Ndërkohë, është në stol Flamur Ruçi, i cili ishte goditja e madhe e merkatos së verës, ashtu si edhe Hoxhallari e Fadairo.

Sa i përket Astanës, edhe ajo ka lënë në stol emra të rëndësishëm si ish-futbollistin e Milanit, Merkel, apo edhe Bashiç, i cili luajti tre ndeshje në Botëror me fanellën e Bosnjë Hercegovinës.

LIVE DINAMO-ASTANA 0-1
69′ Karimov

NGJARJET KRYESORE

86’ Farruku hyn në vendin e Përndrecës në radhët e Dinamos.

85’ Bejsebekov i lë vendin në fushë Basmanov tek Astana.

81’ Manellari avancon dhe lëshon një gjuajtje të fortë nga distanca, sfera kalon mbi traversë.

77’ Berisha dhe Qardaku lënë fushën e lojës, duke i bërë vend Fadairos dhe Riçards në radhët e Dinamos.

75’ Abrajev dhe Karaman i lënë vendin Merkel dhe Shomko tek Astana.

72’ Abrajev lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, Teqja bën mrekullinë dhe shpëton portën. (VIDEO)

69’ Tronditen blutë! Tomasov del nga e djathta dhe pason në qendër për Karimov i cili gjuan  i vetëm në zonë dhe mposht Teqjen. (VIDEO)

62’ Islamkhan i lë vendin në fushë Bashicc në radhët e Astanës. Ndërkohë, Hoxhallari dhe Ruçi hyjnë në fushë në vend të Ismailit dhe Malomos në radhët e Dinamos.

57’ Lojë me ritëm më të ulët në pjesën e dytë, por me Dinamon në sulm duke kërkuar hapësira.

48’ Qefalija harkon nga e majta për Vilën në shtyllën e dytë, sulmuesi devijon me kokë por jo sa për të shqetësuar portierin kundërshtar.

46’ Pjesa e dytë nis pa zëvendësime nga dy trajnerët.

45’+2’ Mbyllet pa gola pjesa e parë.

45’+2’ Çondriç është përsëri vendimtar me një grushtim ndaj gjuajtjes me kokë të Përndrecës. (VIDEO)

45’+1’ Berisha shfaqet mirë në të majtën, gjuajtja e tij ndalet nga portieri Çondriç. (VIDEO)

45′ Jepet 1 minutë shtesë.

42’ Tomasov shfaqet zi zakonisht nga e djathta, shmang Alijin dhe gjuan por këtë herë pa gjetur portën e Teqjes. (VIDEO)

38’ Kazakët shfaqen rrezikshëm me harkime radhazi nga krahët, por në fund mbrojtja e Dinamos ia del të zgjidhë gjithçka.

31’ Tomasov lëshon një harkim të rrezikshëm në zonë, askush për fat nuk devijon para Teqjes.

29’ Tomasov del përsëri në krahun e djathtë i vetëm, gjuajtja e tij drejt portës ndalet nga Teqja. (VIDEO)

22’ Edhe Qardaku tenton brenda në zonë, sfera shkon shumë lart mbi traversë. (VIDEO)

18’ Bartolec shfaqet i vetëm para Teqjes në të djathtën, gjuajtja e tij ndalet nga portieri i cili largon rrezikun. (VIDEO)

16’ Malomo lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zonës, sfera shkon në duart e portierit kundërshtar. (VIDEO)

12’ Vila nga e djathta gjen saktësisht Malomon në zonë por gjuajtja e tij është tërësisht e gabuar. (VIDEO)

10’ Tomasov shfaqet rrezikshëm në sulm në të djathtën dhe lëshon një gjuajtje të fortë që shkon jashtë ngjitur me shtyllën e Teqjes. (VIDEO)

8’ Përndreca del në sulm në të majtën, por nuk ia del të kthejë topin drejt portës. (VIDEO)

2’ Pas një goditje këndi, Berisha gjuan me kokë por nuk gjen portën duke kaluar sferën mbi traversë. (VIDEO)

1’ Nis dueli në “Elbasan Arena”.

FORMACIONET ZYRTARE

adsasddsadsadsaadsds

PANORAMASPORT.AL