Listës së Dinamos i shtohet një lojtar, gjashtë të rrezikuar për derbin
Dinamon e pret një kalendar i ngjeshur ku sot do të përballet me Vllazninë në Kupën e Shqipërisë, ndërkohë që në fundjavë do të ketë jë përballje shumë të vështirë në Ballsh kundër Bylisit. Kryeqytetasit duhet të bëjnë pa shëbrimet e Bregut ndërkohë që janë edhe gjashtë lojtarë të tjerë që rrezikojnë të mungojnë nëse marrin të verdhë.

Nga lista e gjatë që është prej javësh, është shtuar edhe Tiago Nani i cili mori karton të takimin ndaj Elbasanit. Kështu, Dita, Vila, Berisha, Malomo, Nani dhe Teikseira janë lojtarët që rrezikojnë të humbasin ndeshjen me Tiranën, nëse ndaj Bylisit ndëshkohen me kartonë të verdhë.
Natyrisht Daja do të shpresojë që në javët në vazhdim, të ketë sa më pak mungesa duke pasur parasysh edhe faktin se kalendari po vështirësohet dhe dëmtimet kanë qenë shpesh herë të shumta në kampin blu, ashtu sicc do të jenë Qefalija dhe Berisha për takimin e sotëm ndaj shkodranëve në Kupën e Shqipërisë.
PANORAMASPORT.AL













