LIGA E KONFERENCËS/ Përmbysje dhe lumë golash, eliminohen skuadrat e futbollistëve shqiptarë! Ja rezultatet dhe verdiktet (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 16, 2026 | 23:17

LIGA E KONFERENCËS/ Përmbysje dhe lumë golash, eliminohen skuadrat e futbollistëve shqiptarë! Ja rezultatet dhe verdiktet (VIDEO)

U luajtën mbrëmjen e sotme 3 duelet e kthimit të vlefshëm për fazën çerekfinale të Ligës së Konferencës, ku u shënuan në total, 11 gola. AEK-u i Strakoshës dhe Pilos, nuk ia doli të bënte mrekullinë, teksa pavarësisht fitores 3 me 1 në duelin e sotëm, nuk u kualifikua për shkak të humbjes 3 me 0 në sfidën e parë. Protagonist mbrëmjen e sotme u bë mbrojtësi i Kombëtares, Pilo, i cili asistoi nga rivënia anësore për golin e parë të grekëve.  

PILOS

Fitore pa kualifikim edhe për Fiorentinën, që triumfoi në shtëpi 2 me 1 ndaj Kristal Palas, por disfata 3 me 0 në Angli, i la jashtë italianët. Në sfidën tjetër, francezët e Strasburg, treguan “dhëmbët” ndaj Mainzit të Nelson Veiper, duke triumfuar me rezultatin 4 me 0, teksa përmbysën humbjen 2 me 0 në duelin e parë.  

REZULTATET LIVE: 

AEK – Rajo Vajekano 3-1

Zini 13′ , 51′ Marin 36′ / Palazon 60′

GOLI I PALAZON: VIDEO 

GOLI I ZINIT: VIDEO 

GOLI I MARIN: VIDEO 

GOLI I ZINIT FALË ASIST TË PILOS NGA RIVËNIA ANËSORE: VIDEO

Fiorentina – Kristal Palas 2-1

Gudmundson 30′ (p), Ndour 53′ / Sarr 17′

GOLI I NDOUR: VIDEO 

GOLI I GUDMUNDSON: VIDEO 

GOLI I SARR: VIDEO 

Strasburg – Mainz 4-0

Nanasi 26′ , Ouatara 35′ , Enciso 69′, Emegha 74′ 

FORMACIONET ZYRTARE

AEK – Rajo Vajekano

Screenshot 2026-04-16 202350

Fiorentina – Kristal Palas

Screenshot 2026-04-16 202434

Strasburg – Mainz

Screenshot 2026-04-16 201929

PANORAMASPORT.AL