LIGA E KONFERENCËS/ Moment historik, skuadra e futbollistit të Kombëtares shqiptare dhe Kristal Palas kualifikohen në finalen e madhe (VIDEO)
Rajo Vajekano e Ivan Balliut shkroi historinë duke siguruar për herë të parë kualifikimin në një finale të kupave europiane, pasi mposhti francezët e Strasburgut 1-0 në “Stade de la Meinau” dhe 2-0 në total në gjysmëfinalen e UEFA Conference League.

Skuadra spanjolle vazhdon momentin fantastik, pasi tashmë numëron pesë ndeshje radhazi pa humbje në të gjitha kompeticionet (4 fitore, 1 barazim). Me paraqitjet bindëse, Rajo ka merituar plotësisht një vend në finalen e madhe, ku do të përballet me Kristal Palas në Lajpcig.

Skuadra angleze nuk fali duke mposhtu Shakhtar Donetsk me shifrat 2 me 1. Edhe për Kristal Palas kjo është finalja e parë europiane, ku do të kërkojë të fitojë vetëm trofeun e dytë madhor në 120 vite histori profesionale të klubit.
REZULTATET LIVE:
Kristal Palas – Shakhtar Donetsk 2-1
Henrike 25′ (autogol), Sarr 52′ / Eguinaldo 34′
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
Strasburg – Rajo Vajekano 0-1
Alemao 42′
GOLAT E NDESHJES: VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE
Kristal Palas – Shakhtar Donetsk

Strasburg – Rajo Vajekano

PANORAMASPORT.AL













