LIGA E KONFERENCËS/ Kalojnë skuadrat e dy futbollistëve të Kombëtares, Fiorentina e zgjidh në fund dhe anglezët me shtesa. Mësoni rezultatet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 19, 2026 | 23:00

LIGA E KONFERENCËS/ Kalojnë skuadrat e dy futbollistëve të Kombëtares, Fiorentina e zgjidh në fund dhe anglezët me shtesa. Mësoni rezultatet

Thomas Strakosha me AEK të Athinës dhe Ivan Balliu me Rajo Vajekano, kanë vazhduar rrugëtimin e tyre në Ligën e Konferencës.

konference

Skuadra grekë, edhe pse u mposht në shtëpi me shifrat 2-0 nga Ccelje, ia doli të kalonte në çerekfinale falë fitores 4-0 në sfidën e parë. Edhe spanjollëve të Rajos iu desh fitorja 3-1 në ndeshjen e parë për të siguruar vazhdimin pasi u mundën në shtëpi nga Samsunspor me fitoren minimale 1-0.

Në turin tjetër kanë kaluar ato skuadra që cilësoheshin favorite, si Kristal Palas që u desh gjithsesi të printe biletën falë shtesave përballë AEK Larnaka, apo Fiorentina që e zgjidhi vetëm në fund ndeshjen ndaj Rakov.

TË KUALIFIKUARA

AEK Athinë, Kristal Palas, Mainc, Fiorentina, Rajo Vajekano, Shakhtar Donjetck, AZ Alkmar, Strasburg

REZULTATET 

Rajo Vajekano-Samsunspor 0-1 (3-1)
65′ Ndiaje

Shakhtar Donjetck-Leç Poznan 1-2 (3-1)
67′ (ag) Mutinjo / 13′, 45’+7′ Ishak

Sparta Pragë-AZ Alkmar 0-4 (1-2)
8′ Jensen, 58′ Parrot, 62′ Mijnans, 73′ Dal

Strasburg-Rijeka 1-1 (2-1)
71′ Barko / 21′ Fruk

AEK Larnaka-Kristal Palas 1-2 (0-0)
63′ Saborit / 14′, 99′ Sarr

Goli i dytë i Sarr (VIDEO)

Goli i Saborit (VIDEO)

Goli i Sarr (VIDEO)

AEK Athinë-Çelje 0-2 (4-0)
13′ Josifov, 42′ Pozeg

Goli i Josifov (VIDEO)

Mainc-Sigma Olomuc 2-0 (0-0)
46′ Posh, 82′ Sieb

Rakov-Fiorentina 1-2 (1-2)
46′ Struski / 69′ Ndur, 90’+7′ Pongraçiç

Goli i Pongraçiç (VIDEO)

Goli i Ndur (VIDEO)

Goli i Struski (VIDEO)

*Në kllapa rezultatet e ndeshjeve të para

PANORAMASPORT.AL