Postuar: Janar 23, 2025 | 0:04
LIGA E KAMPIONEVE/ Juventusi kundër Realit ose Bajernit, ja si do ishte faza me eliminim direkt duke marrë për bazë renditjen aktuale
Liga e Kampioneve këtë vit, ka një format tjetër edhe të fazës me eliminim direkt të saj dhe çiftet janë të paracaktuara në bazë të pozicionit që kanë në renditje dhe shorti do të përcaktojë me cilat nga skuadrat në “minigrup” do të ndeshet.

Sipas situatës së renditjes së sotme, përballja më interesante do të vinte nga minigrupi i parë, pasi Juventusi do të ndeshej me Bajern Mynh ose Real Madrid në turin tjetër të turneut. ku më pas fituesin do e priste Barcelona ose Liverpuli.
MINIGRUPET SIPAS RENDITJES AKTUALE
Juventus/Sëlltik kundër Bajern Mynih/Real Madrid
Sporting/Shtutgart kundër Aston Vila/Monako
Benfika/PSG kundër Fejenord/Lilë
PSV/Klub Bryzh kundër Brest/Borusia Dortmund

PANORAMASPORT.AL













