LIGA E EUROPËS/ Skuadra e Paulo Fonsekës shkëlqen me 6 gola dhe merr kreun, shihni rezultatet e darkës dhe renditjen pas raundit të katërt
Ndeshjet e katërta në grup të Ligës së Europës janë mbyllur me një treshe skuadrash në kryesim, pasi Midtjylland i janë bashkuar edhe Aston Vila me Olimpik Lionin.

Ky i fundit ka mundur me rezultatin e thellë 6-0 Makabi Tel Aviv dhe falë golavarazhit e sheh veten në kreun e klasifikimit.
Në ndeshjet e darkës bie në sy kthimi te fitoret i Bolonjës që mposhti 4-1 Salcburgun, duke u kthyer në garë për kualifikimin. Gjithashtu Betisi mbeti i pamposhtur falë suksesit 2-1 ndaj Utreht, duke qenë mes pretendentëve kryesorë në garë.
REZULTATET E DARKËS
Betis-Utreht 2-1
Bolonja-Salcburg 4-1
Crvena Zvezda-FCSB 1-0
G.A. Eagles-Shtutgart 0-4
Genk-Bazel 2-1
Makabi Tel Aviv-Olimpik Lion 0-6
Notingem Forest-Malmo 3-0
Panathinaikos-Shturm Grac 2-1
Rejnxhërs-Braga 1-1

PANORAMASPORT.AL













