LIGA E EUROPËS/ Shaqiri shënon dy herë në fitoren e Bazelit, danezët konfirmohen superfuqi. Mësoni rezultatet e ndeshjeve të para (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 6, 2025 | 20:43

LIGA E EUROPËS/ Shaqiri shënon dy herë në fitoren e Bazelit, danezët konfirmohen superfuqi. Mësoni rezultatet e ndeshjeve të para (VIDEO)

Ndeshjet e para të raundit të katërt të fazën në grup në Ligën e Europës, kanë konfirmuar se danezët e Midtjylland janë një prej ekipeve pretendente të këtij edicioni dhe nuk janë rastësisht në vendin e parë në renditje.

skysports-europa-league-promo_6292146

Ata kanë mundur sot me shifrat 3-1 edhe një ekip me emër si Sëlltiku duke vazhduar ecurinë perfekte me 4 fitore në po aq ndeshje të luajtura.

Ndërkohë, kanë siguruar fitore edhe Frajburgu e Selta Vigo, me këtë të fundit që mposhti lehtësisht 3-0 falë tre golave të Duran skuadrën e Dinamo Zagreb ku luante titullar Arbër Hoxha.

Një rezultat i papritur i mbrëmjes së sotme ishte fitorja 1-0 e Crvena Zvezdës përballë Lilës, ku golin e vetëm e shënoi me penallti Arnautoviç. Kurse protagonist absolut në fitoren e Bazelit ishte Xherdan Shaqiri i cili me dy golat e tij ndihmoi ekipin të mposhte 3-1 FCSB.

REZULTATET 

Bazel-FCSB 3-1
18′ (p), 74′ Shaqiri, 89′ Salah / 58′ Olaru

Goli i parë i Shaqirit (VIDEO)

Goli i dytë i Shaqirit (VIDEO)

Crvena Zvezda-Lilë 1-0
85′ (p) Arnautoviç

Dinamo Zagreb-Selta Vigo 0-3
4′, 28′, 44′ Duran

Malmo-Panathinaikos 0-1
85′ Djuriçiç

Midtjylland-Sëlltik 3-1
34′ Erliç, 35′ Gogorza, 41′ Frankulino / 81′ (p) Hatate

Nicë-Frajburg 1-3
25′ Kevin / 29′ Manzambi, 38′ (p) Grifo, 42′ Sherhant

Salcburg-G.A. Eagles 2-0
60′ Vertesen, 80′ Terziç

Shturm Grac-Notingem Forest 0-0

Utreht-Porto 1-1
48′ Rodriguez / 66′ Sainz

PANORAMASPORT.AL