LIGA E EUROPËS/ Roma mund kryesuesit, fitore e rëndësishme për pretendentët anglezë. Mësoni rezultatet e ndeshjeve të para (VIDEO)
Ndeshjet e para të raundit të pestë të fazës në grup të Ligës së Europës, kanë dhuruar një tjetër fitore të Romës, e cila bën hapa para ne renditje në tentativën për të ngjallur shanset për tetëshen e parë.

Skuadra e Gasperinit mundi me shifrat 2-1 në kryeqytetin italian ekipin e Midtjylland, i cili deri tani kishte regjistruar 4 fitore në 4 ndeshje, Golat e El Ajanui dhe El Sharaui i mjaftuan italianëve përballë danezëve.
Aston Vila gjithashtu mori një fitore të rëndësishme 2-1 ndaj Jang Bojs, duke iu bashkuar në kryesim Midtjylland, ndërsa Frajburgu nuk bëri më mirë se një barazim pa gola përballë Viktoria Plzen.
Rezultati surprizë i ditës së sotme ishte humbja 3-2 e Selta Vigos në Bullgari përballë Ludogorets vendas.
REZULTATET
ROMA-MIDTJYLLAND 2-1
7′ El Ajanui, 83′ El Sharaui / 87′ Paulinjo
Goli i Paulinjo (VIDEO)
Goli i El Sharaui (VIDEO)
Goli i El Ajanui (VIDEO)
ASTON VILA-JANG BOJS 2-1
27′, 42′ Malen / 90′ Monteiro
PORTO-NISË 3-0
1′, 33′ Veiga, 61′ (p) Samu
FENERBAHÇE-FERENCVAROSH 1-1
69′ Taliska / 66′ Varga
FEJENORD-SËLLTIK 1-3
11′ Ueda / 31′ Hyun-Jun, 43′ Maeda, 82′ MekGregor
LILË-DINAMO ZAGREB 4-0
21′ Korreia, 36′ Mukau, 70′ Igamane, 86′ Andre
LUDOGORETS-SELTA VIGO 3-2
11′ (p), 49′, 62′ (p) Staniç / 70′, 90’+6′ Duran
PAOK-BRAN 1-1
64′ Ivanusec / 89′ Kornvig
VIKTORIA PLZEN-FRAJBURG 0-0
PANORAMASPORT.AL













