LIGA E EUROPËS/ Ndahen minigrupet për shortin e të premtes, futbollisti i Kombëtares mund të ndeshet me Bolonjën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2026 | 23:13

LIGA E EUROPËS/ Ndahen minigrupet për shortin e të premtes, futbollisti i Kombëtares mund të ndeshet me Bolonjën

Faza në grupe e Ligës së Europës është mbyllur dhe tashmë sipas formulës së turneut, janë përcaktuar tetë skuadrat që vazhdojnë më tej deri në fazën 1/16, si dhe ato të cilat do të luajnë në play-off.

skysports-europa-league-promo_6292146

Në shortin e të premtes do të përcaktohen të gjitha çiftet, por ndërkohë, renditja ka krijuar minigrupet nga të cilat do të dalin përballjet. Bie në sy se në një minigrup është vendosur si Dinamo Zagreb e Arbër Hoxhës, ashtu edhe italianët e Bolonjës, si kundërshtarë potencialë nga shorti.

NDARJA PËR SHORTIN E PLAY-OFF

PAOK ose Lilë kundër Crvena Zvezda ose Selta Vigo (fituesit ndeshen me Olimpik Lion dhe Aston Vila)

Dinamo Zagreb ose Bran kundër Genk ose Bolonja (fitueset ndeshen me Frajburg dhe Roma)

Sëlltik ose Ludogorets kundër Shtutgart ose Ferencvarosh (fituesit ndeshen me Porto dhe Braga)

Fenerbahçe ose Panathinaikos kundër Notingem Forest ose Viktoria Plzen (fituesit ndeshen me Midtjylland dhe Betis)

ytryttryrtyrtyrtrt

PANORAMASPORT.AL