Postuar: Mars 19, 2026 | 23:40
LIGA E EUROPËS, ÇEREKFINALET/ Plotësohen çiftet në rrugën drejt trofeut, anglezët dhe spanjollët shihen si favoritë
Ndeshjet e sotme në Ligën e Europës kanë plotësuar kuadrin e çerekfinaleve të turneut me emrat e të 8 ekipeve që vazhdojnë më tej rrugëtimin në kërkim të trofeut.

Në garë janë dy ekipe angleze dhe dy spanjolle, që cilësohen favorite për të çuar trofeun, ndërsa janë në këtë fazë edhe dy portugeze, një italiane dhe një gjermane. Por Aston Vila do të ketë një detyrë më të komplikuar në turin tjetër, pasi do të jetë përballë italianëve të Bolonjës.
Një sfidë shumë interesante pret edhe Notingem Forest, që përballet me Porton. Ndeshjet e turit çerekfinal do të luhen më 9 dhe 16 prill.
ÇEREKFINALET
Braga-Betis
Fraiburg-Selta Vigo
Porto-Notingem Forest
Bolonja-Aston Vila
PANORAMASPORT.AL













