Legjenda angleze, Lineker: Kejn e ka mbyllur me kombëtaren, është koha të largohet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2024 | 15:01

Legjenda angleze, Lineker: Kejn e ka mbyllur me kombëtaren, është koha të largohet

Ikona e përfaqësues angleze, Geri Lineker, ka vënë në dyshim nëse ka ardhur koha që sulmuesi Herri Kejn të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar pas dështimit në “Euro 2024”.gfjhjSpanja mundi 2-1 djemtë e Garet Sauthgejt në Berlin të dielën mbrëma, teksa ata u kurorëzuan kampionë. Kjo është humbja e dytë radhazi e “Tre Luanëve” në finalet e Europianit, pas disfatës së tyre në penallti kundër Italisë tri vite më parë. Rezultati do të thotë gjithashtu se pritja e Kejn për një trofe të parë të madh në karrierën vazhdon, pavarësisht rekordit pjellor të golave. Kapiteni i Anglisë ka 406 gola në 643 paraqitje për klubin dhe kombëtaren.

Ai është golashënuesi rekordmen i Totenhemit dhe Anglisë dhe fitoi Këpucën e Artë në “Euro 2024”, pavarësisht se luftoi për pjesën më të madhe të turneut. Megjithatë, performanca e tij inekzistente në finale ka marrë kritika, me vetëm 13 prekje, një goditje, pesë pasime dhe një prekje brenda zonës, pasi nuk pati asnjë kontakt brenda zonës në finalen e “Euro 2020”. Linejker ka spekuluar për Herrin se ai mund të varë “këpucët në gozhdë” te përfaqësuesja. Duke folur në “The Rest Is Football”, Geri tha: “Një pjesë e hamendësimit në mendjen time ishte ajo që do bënte Anglia, sikurse çfarë bëri Herri Kejn. Nuk ishte vetvetja në këtë turne. Ai është tani në të 30- at. Kur isha 30 ose 31 vjeç, këmbët e mia filluan të më linin. Unë u tërhoqa nga futbolli ndërkombëtar në moshën 32-vjeçare. Në moshën 31-vjeçare kjo po ndodhte që mos të kisha fuqi mjaftueshme për të qenë konkurrues dhe është e tmerrshme, e tmerrshme. Mendojë se Kejn e ka mbyllur ciklin me kombëtaren.

Ka pasur disa shanse, por nuk ia ka dalë të jetë protagonist në momentet më vendimtare. Është radha e talenteve të rinj për të treguar veten”, përfundoi Lineker. Gjatë bisedës, legjenda angleze pranoi se pa një ngjashmëri mes tij në “Euro 1992” dhe Kejn në “Euro 2024”. Linejker, i cili shënoi 48 gola në 80 ndeshje për Anglinë, filloi si titullar të tria ndeshjet në “Euro 1992”, por nuk arriti ta dërgonte topin në rrjetën: “Unë do ta krahasoj paraqitjet e Kejn pak me turneun tim të fundit. E ndjeva në atë sezonin e parafundit, kjo është një nga arsyet që vendosa të tërhiqem nga futbolli ndërkombëtar. Isha i varfër në atë turneun e fundit të madh, ‘Euro 1992’.

Unë u bëra martir, sepse Graham Tejlor më largoi, por ai kishte të drejtë të më dëbonte, sepse ata dhanë më të mirën. Kjo u ndodh disa njerëzve në një moment. Pikërisht në atë kohë fillova të ndihesha ashtu”, e mbylli prononcimin Geri Lineker. Kejn ka 66 gola në 98 ndeshje për Anglinë, 13 më shumë sesa Uejn Runi i vendit të dytë. Dhe ndërsa ai nuk arriti të fitonte një trofe në sezonin e tij të parë me Bajern Mynih, nuk tregoi asnjë shenjë të ngadalësimit para portës rivale, pasi shënoi 44 herë në 45 ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"