Lajthia pas dy golave me Elbasanin në Vlorë: I treti për herën tjetër, kam ndryshuar vetveten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2026 | 21:02

Lajthia pas dy golave me Elbasanin në Vlorë: I treti për herën tjetër, kam ndryshuar vetveten

Xhonatan Lajthia realizoi dopietë golash, për t’i dhënë fitoren Elbasanit ndaj Flamurtarit. Verdheblutë triumfuan me rezultatin 1-2 në Vlorë. Pas ndeshjes, Lajthia tha fjalën e tij.

Screenshot 2026-03-14 210041

“Fatkeqësisht nuk e bëra dot të tretin, por ishalla herën tjetër.

Mundohem që të jap më të mirën në çdo ndeshje. Falenderoj zotin për formën e mirë që kam, jo vetëm unë, por gjithë ekipi. Shpresoj të vazhdojmë kështu dhe të marrim rezultatet që meritojmë. Deri tani jemi në rrugën e duhur, shpresojmë të vazhdojmë kështu.

Falenderimi i parë vetëm Zoti, i dyti është gjithë ekipi, edhe trajneri ka meritën e vet. Me cilësitë e veta, vendos ekipin në fushë siç më jep edhe mua detyrat që duhet të bëj. Deri tani besoj se jemi në rrugën e duhur me detyrat që na jep trajneri. Padiskutim e falenderoj se luan rol kryesor trajneri për çdo lojtar. E falenderoj, nuk jam shumë tip i fjalëve. Mundohem të jap gjithmonë 100% si në stërvitje, edhe në ndeshje. E falenderoj me maksimumin në fushë.

Mendoj se kam ndryshuar gjatë këtij viti vetveten ime, me stërvitje që është kryesorja. Duke dhënë maksimumin, pastaj besimi nga trajneri, stafi, shokët dhe të gjithë. Edhe eksperienca, përbën rol kryesor.

Më përpara kam qenë shumë emocional. E kam fituar qetësinë dhe shpresoj ta mbaj”, u shpreh Lajthia për “RTSH”.

PANORAMASPORT.AL