LAJMI I FUNDIT/ “Rrufe” në qiell të hapur, Elbasanit i largohet titullari i rëndësishëm në mesfushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2026 | 18:54

LAJMI I FUNDIT/ “Rrufe” në qiell të hapur, Elbasanit i largohet titullari i rëndësishëm në mesfushë

Isi Manellari është largimi i papritur nga Elbasani. Mesfushori ka surprizuar duke ndarë vendimin përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

manellari

NJOFTIMI I MANELLARIT:

“Pas 1 viti te mrekullueshem, rrugëtimit tim te Af Elbasani i erdhi fundi, dua te falenderoj drejtuesat e klubit dhe stafin per besimin qe me dhane, çunat e ekipit per emocionet qe kemi kaluar dhe sigurisht tifozat e zjarrtë qe na mbeshteten ne cdo moment!”

28-vjeçari i lindur në Pogradec u afrua pasi mbylli aventurën me Laçin. Në total regjistroi 39 paraqitje duke asistuar edhe dy gola. Gjatë kësaj kohe ishte një ndër lojtarët me më tepër minuta, pikërisht rreth 3000.

Screenshot 2026-06-16 184825

PANORAMASPORT.AL