ZYRTARE/ Pjesë e kampionëve të Al Itihad, spanjolli bashkohet me Flamurtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 18, 2025 | 22:06

ZYRTARE/ Pjesë e kampionëve të Al Itihad, spanjolli bashkohet me Flamurtarin

Flamurtari nuk ka të ndalur. Ditën e sotme klubi vlonjat ka prezantuar edhe ndihmës trajnerin. Bëhet fjalë për Javier Visea, i cili do të jetë pjesë e kuqezinjve për sezonin e ri futbollistik.  

521278314_18075269393500540_2410539388855765566_n

Spanjolli i bashkohet Flamurtarit, pas pas eksperiencave si analist teknik në ekipet e Al Itihad, Al Fateh Youth. Ndërkohë që në të kaluarën Visea ka mbajtur edhe postin e zv.trajnerit te ekipi i Femrave të Betis si dhe trajner te moshat e Atletiko Madridit.  

NJOFTIMI ZYRTAR I FLAMURTARIT: 

JAVIER Visea i bashkohet Flamurtari Football Club si ndihmes trajner
Vjen pas eksperiencave si analist teknik ne ekipin e Al Ittihad , Al Fateh Youth ( Arabia Saudite ) , ndihmes trajner tek Real Betis Women ( Spanje ) , trajner tek Atlético de Madrid Youth ( Spanje )
Mire se vjen ne familjen e madhe Kuqezi te Flamurtari F.C

PANORAMASPORT.AL