Laçi i trajnerit Amorim surprizon Vllazninë, kurbinasit triumfojnë në miqësoren ndaj shkodranëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2025 | 20:39

Laçi i trajnerit Amorim surprizon Vllazninë, kurbinasit triumfojnë në miqësoren ndaj shkodranëve

Laçi i trajnerit portugez Rui Amorim, ka surprizuar Vllazninë në miqësoren e zhvilluar ditën e sotme, ku kurbinasit triumfuan me rezultatin 2 me 1.  

LACI-VLLAZNIA

Golat e Cenës dhe Dabo në minutat 59 dhe 72, i siguruan fitoren në këtë test miqësor skuadrës bardhezi, që në këtë edicion të ri do të militojë në Kategorinë e Parë.  

Në krahun tjetër një rezultat zhgënjyes për shkodranët e Edi Martinit, që duket se me afrimet e bëra së fundmi në merkato, do të hedhin kandidaturën për të synuar titullin kampion në elitën e futbollit shqiptar.  Golin e vetëm për shkodranët e shënoi Ara. 

laci-vllaznia2

Ndërkohë në kampin kurbinas, ju mbetet për detyrë që të kërkojnë rikthimin në Superiore, pas sezonit dështues, që u shoqërua me rënien nga Superiorja.  

PANORAMASPORT.AL