“Kvaratskhelia meriton ‘Topin e Artë’ të Champions-it”, Del Piero: Kjo finale, njolla e vetme e Arsenalit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 30, 2026 | 23:46

“Kvaratskhelia meriton ‘Topin e Artë’ të Champions-it”, Del Piero: Kjo finale, njolla e vetme e Arsenalit

Legjenda Alesandro Del Piero, ka vlerësuar maksimalisht paraqitjet e Khviça Kvaratskhelias pas triumfit të PSG-së në finalen e Champions League kundër Arsenalit.

HJl4K3DXIAcoelA

“Nëse nuk do të ishte Kupa e Botës, Kvaratskhelia do të ishte pa diskutim fituesi i Topit të Artë të Champions League. Askush tjetër nuk ka qenë kaq vendimtar sa ai për gola, asistime dhe prani në fushë”, deklaroi ish-kapiteni italian për “Sky Sport”.

Del Piero komentoi edhe paraqitjen e Arsenalit në finale, duke vlerësuar sezonin e skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta.

“Arsenali zhvilloi një sezon të jashtëzakonshëm, edhe pse sonte, sipas mendimit tim, u tërhoq paksa tepër pas avantazhit. Megjithatë, kjo mbetet e vetmja njollë në një sezon fantastik. Premier League është një kampionat shumë i vështirë dhe kërkon shumë energji”, përfundoi Del Piero.

PANORAMASPORT.AL