Kualifikimi si objektiv i vetëm në Kupë, dy lojtarë nuk ia dalin te Dinamo

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 13, 2025 | 18:39

Kualifikimi si objektiv i vetëm në Kupë, dy lojtarë nuk ia dalin te Dinamo

Përveç portierit Edmir Sali të dëmtuar, Dinamo nuk kishte në fushë ndaj Bylisit edhe mbrojtësin e djathtë, Jorgo Meksi. Një gjendje gripale një ditë para ndeshjes la jashtë formacionit lojtarin që nuk kishte munguar në asnjë javë kampionati.

Dinamo

Vendin e tij në transfertën e Ballshit e mori Bekim Maliqi, i cili është më tepër një mesfushor i djathtë dhe jo më kot trajneri Daja kërkon një dublues për pozicionin e mbrojtësit të djathtë. Meksi nuk ka dalë ende në stërvitje me grupin, ndoshta do ta bëjë sot, por ai pritet që të mos aktivizohet të mërkurën ndaj Erzenit në kupë.

E njëjta gjë duket se do të ndodhë edhe me portierin Sali, i cili kërkon dhe disa ditë kohë që të jetë i gatshëm dhe stafi teknik nuk ka në plan të rrezikojë. Teqja do të luajë edhe të mërkurën titullar, ndërkohë që formacioni i bluve ndaj Erzenit pritet të pësojë disa ndryshime në krahasim me kampionatin. Lojtarët e stolit do të kenë shansin të tregojnë vlerat e tyre këtë herë.

PANORAMASPORT.AL