Kroatët larg Vllaznisë, vetëm sulmuesi ka edhe një shans si zëvendësuesi i Balajt
Milos Stojanoviç ishte largimi i parë zyrtar nga Vllaznia, me mbrojtësin që u zyrtarizua i ikur nga skuadra ditën e mërkurë. Në mënyrë të tillë duke mbyllur bashkëpunimi 2-vjeçar me skuadrën kuqeblu.

Por një lajm i tillë ishte paralajmëruar prej disa kohësh nga media të ndryshme dhe një largim i tillë nuk përbënte asnjë surprizë, ku te Vllaznia duket se po përgatitet një revolucion i vërtetë për edicionin 2025-26. Megjithatë serbi pritet të “hapë rrugën” edhe për largimin e të tjerë futbollistëve në radhët e 9 herë kampionëve. Emrat që pritet të zyrtarizohen shumë shpejt, janë ata të Amir Kahrimanoviç dhe Marko Juriç.
Dyshja kroate është totalisht jashtë planeve të trajnerit Martini. Dhe bazuar edhe nga performanca e tyre në sezonin e shkuar, që nuk ka qenë bindëse, dera e “largimit”, duke e hapur për ballkanasit. Në këtë linjë largimesh duket se është edhe Alfred Mensah.
Për sulmuesin mund të ketë edhe një “shans” në përgatitjet e fillimit të verës, për të shikuar nëse do të arrijë të bindë apo jo. Pavarësisht se gjasat janë shumë të mëdha që edhe ganezi të marrë “valixhet” dhe të largohet nga Shkodra gjatë ditëve të ardhshme.
PANORAMASPORT.AL













