Kriza e thellë/ Milinkoviç në “gjurmët” e Ilir Dajës, ja kur ishte hera e fundit që Partizani regjistronte start kaq negativ

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2025 | 22:53

Kriza e thellë/ Milinkoviç në “gjurmët” e Ilir Dajës, ja kur ishte hera e fundit që Partizani regjistronte start kaq negativ

Partizani i Mladen Milinkoviç, po kalon një nga momentet më të vështira të viteve të fundit. “Demat e Kuq” kanë regjistruar katër humbje radhazi në vetëm gjashtë javë kampionat, një statistikë e paprecedentë në historinë e tyre moderne.

PARTIZANI

Vetëm në sezonin 2021/22, kur skuadra drejtohej nga Ilir Daja, Partizani ka pasur një start kaq negativ, me po kaq pak pikë pas javës së gjashtë. Asokohe regjistronin 4 barazime dhe 2 humbje.

Kjo e bën situatën aktuale edhe më alarmante, duke ndezur sinjalet e krizës si brenda fushës ashtu edhe në aspektin psikologjik të skuadrës.

Rezultatet negative po e rëndojnë gjithnjë e më shumë presionin mbi stafin teknik dhe lojtarët, ndërsa tifozët presin një reagim urgjent për të rikthyer skuadrën në garë për objektivat sezonalë.

PANORAMASPORT.AL