Kovaç mbetet i mahnitur: Kurtua është portieri më i mirë në botë, ajo pritje…
Trajneri i Borusias së Dortmundit, Niko Kovaç, vlerësoi portierin e Realit, Tibo Kurtua, i cili bëri një pritje brilante në momentet e fundit të ndeshjes që i lejoi spanjollëve të ruanin epërsinë 3-2 dhe bashkë me të, të siguronte biletën për në gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube.

“Para së gjithash, do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi për të përgëzuar Madridin që kaloi këtë fazë. Ishte një fitore e merituar (…). Fundi ishte absolutisht i çmendur. Do të thoja se edhe detajet më të vogla mund të vendosin gjithçka, por shumë pak portierë (duke iu referuar Kurtua) mund ta mbrojnë topin në atë mënyrë”, tha ai në një konferencë për shtyp.
“Ai është një nga portierët më të mirë në botë. Mënyra se si e bllokoi atë gjuajtje… Ai ishte shumë i pranishëm, me topin . Është një fitore e merituar për Madridin. Nëse do ta kishim shënuar atë gol, do të kishte qenë pak e padrejtë, si të thuash”, shtoi ai. Duke vijuar në analizën e tij, Niko Kovaç nënvizoi se Dortnundi i dhuroi shumë Realit të Madridit, veçanërisht kjo në pjesën e parë ku skuadra e Ksabit arriti të shënonte dy gola dhe të shpërdoronte mundësi të tjera për shënim.
PANORAMASPORT.AL













