Klubi vlonjat bën prapakthehu pas shpërthimit të tifozëve, hap audicionet për logon e Flamurtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2025 | 21:52

Klubi vlonjat bën prapakthehu pas shpërthimit të tifozëve, hap audicionet për logon e Flamurtarit

Flamurtari merrë iniciativën për publikimin e logove dhe stemave që klubi ka pasur në këto 102 vite histori. Duke qenë se po realizohen investime në infrastrukturë, klubi i bën thirrje tifozëve dhe familjeve të futbollistëve ndër vite të dhurojnë foto me logo ndër vite.
LOGO
Ja njoftimi i klubit vlonjat:
“Vitet e fundit, pasi stadiumi “Flamurtari” pritet të kthehet në një arenë moderne futbolli. Në vend të tij do të ndërtohet një stadium i ri dhe më i madh.
Nga historia 102-vjeçare e klubit kemi identifikuar logot dhe stemat e përdorura nga Flamurtari, të cilat do të ekspozohen në të gjithë stadiumin. Sipas klubit, duke nisur nga viti 1940, Flamurtari ka ndërruar 6 logo.  “Flamurtari Football Club fton çdo familjar të futbollistëve ndër vite, si edhe tifozë që mund të kenë fotografi me logot e dukshme, t’i vënë ato në dispozicion të ekipit.
Më poshtë paraqiten logot e përdorura gjatë gjithë historisë së futbollit nga Flamurtari:
 • Logoja e parë është përdorur në vitin 1940; një logo që nuk mund të identifikohet lehtë.
 • Logoja e dytë është përdorur në vitin 1975 dhe është logoja e parë e dukshme.
 • Logoja e tretë është përdorur në fillim të viteve 1980.
 • Logoja e katërt është përdorur në vitet 1992–1996.
 • Logoja e pestë është përdorur në vitet 2004–2014.
 • Logoja e gjashtë është logoja aktuale, e përdorur nga viti 2015 e në vazhdimësi.
Ndërkohë, një grup tifozësh kanë sjellë edhe disa logo të tjera, të përdorura përpara ndeshjeve zyrtare të Flamurtarit.
Ftojmë të gjithë tifozët që zotërojnë logo të tjera të na i vënë në dispozicion”.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14
ERMAL SIKA- PANORAMASPORT.AL