Klubi që bëri surprizën në Superiore nuk ndal firmat, vjen një tjetër për sezonin e ardhshëm
Klubi i Vorës duket se po kërkon që të ketë idetë qe qarta që tani për grupin që do të ketë në dispozicion trajneri Arjan Bellaj në sezonin e ardhshëm. Ndaj pak nga pak, vorakët që ia dolën të siguronin mbijetesën në Superiore, po rinovojnë me futbollistët e skuadrës aktuale më të cilët do të vazhdojnë bashkëpunimin.

Pas mbrojtësit Shehi dhe portierit Ruçi, sot e kishte radhën edhe mesfushori Jurgen Vrapi, i cili është kthyer në një element shumë të rëndësishëm për këtë klub. Vora bëri të ditur se ka rinovuar edhe për një tjetër sezon kontratën e futbollistit që do të vazhdoj të jetë pjesë e klubit.
NJOFTIMI I KLUBIT
Futboll Klub Vora ka kënaqësinë të njoftojë se Jurgen Vrapi do të vazhdojë bashkëpunimin me ekipin tonë edhe për sezonin e ardhshëm.
Pas paraqitjeve shumë të mira dhe përkushtimit maksimal në fushë, presidenca e klubit ka mbetur plotësisht e kënaqur me kontributin e Jurgenit në skuadër, duke vendosur kështu rinovimin e kontratës së tij.
Jurgen Vrapi ka qenë një element i rëndësishëm për ekipin tonë dhe jemi të bindur se ai do të vazhdojë të japë maksimumin për të arritur objektivat e përbashkëta.
I urojmë suksese në vazhdim dhe një sezon sa më të suksesshëm me fanellën e Vorës!

PANORAMASPORT.AL













