Postuar: Korrik 22, 2025 | 9:56
Kevin Dodaj u transferua në Bullgari, Vllaznia i jep lamtumirën: Jemi krenarë për rrugëtimin tënd, Shkodra do të jetë gjithmonë shtëpia jote
Kevin Dodaj zyrtarisht e ka mbyllur me Vllazninë dhe do e vazhdojë karrierën te CSKA e Sofies. Klubi bullgar e ka blerë për shifrën që tregohet të jetë 450 mijë euro.

Sot klubi shkodran i ka dhënë lamtumirën talentit duke e falenderuar për kontributin e dhënë.
POSTIMI I PLOTË
Faleminderit Kevin! 

KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur një marrëveshje me klubin bullgar CSKA Sofja për transferimin e futbollistit Kevin Dodaj.
Një djalë i rritur në familjen kuqeblu, e që vendosi gjithmonë zemrën në fushën e lojës. Jemi krenarë për rrugëtimin tënd dhe të falënderojmë për çdo moment me këtë fanellë.
Suksese në sfidën tënde të re, Kevin! — Shkodra do të jetë gjithmonë shtëpia jote! 

PANORAMASPORT.AL













