Postuar: Janar 29, 2026 | 23:24
Kevin Dodaj firmos te klubi i ri, rikthim i bujshëm në Superiore
Kevin Dodaj sapo ka firmosur te Vllaznia. “Panorama Sport” mëson se sulmuesi do të zyrtarizohet orët në vijim, edhe pse ky transferim duhet të vinte që në fillimin e javës.

Dodaj rikthehet në huazim nga CSKA Sofia ku nuk pati hapësira të shumta në pjesën e parë të sezonit. Kuqeblutë ishin edhe me fat për këtë huazim, duke qenë se klubi bullgar kishte vendosur kështu për Dodajn.
Vllaznia ishte edhe opsioni i vetëm ku lejohej huazimi, për shkak të rregullave të FIFA-s. Kuqeblutë gëzojnë transferimin e parë, ndërsa synojnë titullin kampion.
Merkato e Vllaznisë u zhbllokua vetëm dje zyrtarisht nga FIFA. Afrimi i Dodajt ndërkohë është vetëm i pari, ndërsa priten goditje të tjera.
ERJON ALLARAJ-PANORAMASPORT.AL













