Keqardhja e Dajës pas barazimit ndaj Tiranës: Duhej të ishim shumë herë më lart në klasifikim
Trajneri i Dinamos, Ilir Daja, ka theksuar se barazimi ndaj Tiranës vazhdon si rrjedhojë e të njëjtës situatë për blutë, që prodhojnë lojë, por nuk finalizojnë.

“Sigurisht që një fitore sot mund të na fuste në një rrugë akoma më të mirë, sepse nuk kemi bërë. jo në drejtim të lojës, por të marrjes së pikëve. Po na ndodh gjithë kohës që jemi prezent 90 minuta, kemi manovër të konsoliduar, krijojmë shumë raste. Por shpresoj të na vijë, edhe pse kanë mbetur pak ndeshje.
Nëse do ishim më cinikë, nëse do kishim efikasitet më të madh në finalizimin e rasteve që krijojmë, ndoshta duhej të ishim shumë herë më lart në klasifikim se ku jemi. Edhe sot, jo vetëm penalltia, por edhe rasti i Ditës në fund fare, mundet përveç të tjerave. Kemi qenë prezent në lojë gjatë 90 minutave, kemi mbajtur fitimin e territorit në gjysmëfushën e kundërshtarit, por ky është futbolli”, tha Daja për RTSH pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL













