“Kemi edhe një javë vuajtje”, Shkëmbi pas fitores që shmangu rënien e Tiranës: Besa apo Pogradeci? Të jem i sinqertë…
Trajneri i Tiranës, Bledi Shkëmbi ka folur pas fitores me Dinamon në derbin dhe shpëtimin nga rënia direkte. Por ende nuk ka mbaruar tensioni i bardhebluve pasi do të përballen ose me Besën ose me Pogradecin për të qëndruar në Superiore ose për të rënë.

“Jemi në një moment e situatë që duhet të gëzohemi për momentin, por kemi edhe një javë tjetër vuajtje dhe një 90 minutësh që duhet të vuajmë dhe luftojmë.
Më bëhet qejfi për Zharmuni që kthehet të shënojë përsëri me penallti, gjithashtu edhe Rafa. Por ajo që më qetëson e kënaq më shumë janë tre pikët. Erdhëm në ndeshje me një grup shumë të cunguar, kur gjithë javën u stërvitëm me 12-13 lojarë. Sot kishim në fushë të dëmtuar, apo që vinin sot në grup. Për fat të mirë shkoi me fitore.
Duke pasur parasysh cilësinë që ka Dinamo, treshja e sulmit kërkon hapësira, ne ishim përgatitur që mund të luanin ndoshta edhe Zabërgja e Nani, të cilët në momentin e vetëm që mund të shfaqen të shënojnë. I falëm pak qarkullim, duhet të bënim diçka më mirë sa i përket presionit në kohën e zonës së fushës. Por siç e thashë kemi kaluar 2-3 ditë para ndeshjes shumë problematike se kush do luajë. Edhe Dembele u dëmtua para stërvitjes, ishte zhvendosja e Soler se duke luajtur me katër mbrojtës, nuk më dha besimin e duhur për të luajtur.
Nuk më pëlqeu skuadra në disa minuta dhe patjetër patëm frikë, duke parë skuadën në fazën mbrojtëse por edhe si luanim topin. Ishin momente si në disa ndeshje që kemi pësuar shumë shpejt. Për fat të mirë sot nuk shënoi kundërshtari, edhe pse me vonesë e çuam lojën në 2-0. Por për të qenë të sinqertë kishim stres dhe presion.
Dembele kishte dëmtim dje në stërivtje, në pulpë, kurse Ndreca sakrifikoi se ka qenë tre ditë me temperaturë, me 40, ddhe Smaçi. Shpresoj shumë që ditën e dielë të jemi të gjithë të gatshëm.
Besa apo Pogradeci? Për të qenë i sinqertë nuk është se i kam parë me vëmendje për të pasur preferencë. Por duke menduar se është finale, duhet impenjim maksimal dhe seriozitet maksimal”, tha Shkëmbi për RTSH pas ndeshjes.
PANORAMASPORT.AL













